“Kulmi i Vllaznisë është vetëm titullin kampion, nuk u arrit vjet”! Vajushi: Shkodranët dominojnë mbi çdo tifozeri, por janë të shpërndarë jashtë Shqipërisë

Ermir Vajushi ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”. Njeriu që bashkon të gjithë tifozët shkodran në rrjetet sociale dhe gjithashtu ka një hapësirë të veçantë që i kushtohet reagimit të tyre, ka dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes së fundit me Dinamon dhe njëkohësisht për tifozerinë që mendon se dominon ndaj të gjithëve.

“Vjet nuk e arritëm vitin e shkuar, por do ta arrijmë në këtë vit. Kulmi për ne është kur të fitojmë titullin kampion. Presioni që kemi bërë, sidomos te Bashkia për të privatizuar klubin, u arrit ajo që ne kemi dëshirë më shumë. Tani kemi Alban Xhaferin, që ende nuk është 100% me funksione, por pritet në ditët në vazhdim.

Vllaznia e mori shumë lehtë Dinamon, pjesa e parë, vetëm ekip nuk ishte. Më pas u rrit më tepër në pjesën e dytë. Shkodranët janë të shpërndarë më shumë jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye në stadium nuk reflektohet ajo mbështetja e madhe, pasi në rrjetet sociale dominojmë dukshëm mbi çdo tifozeri”, tha Vajushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online