Ditën e djeshme u mbyll java e 14-të e Superligës, ku skuadrat që janë pretendete për titull siguruan 3 pikë mjaft të rëndësishme. Tirana mposhti 2-1 Teutën, duke mbajtur me suksesin vendin e parë. Pa histori përfundoi ndeshja midis Egnatias dhe Laçit, me këtë të fundit që fitoi me rezultatin e pastër 0-2.
Ndeshja më e rëndësishme ishte mes Kukësit dhe Partizanit, ku veriorët arritën të fitonin me përmbysje me rezultatin 2-1.
Diferenca mes Tiranës dhe Kukësit është vetëm tre pikë, teksa gara mbetet e hapur për titullin kampion. Tashmë Superliga ka dhe një pretend të ri, Laçin, që ka siguruar 4 fitore në 4 ndeshjet e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/