Formati i Ligës së Kombeve/ Shanse fantastike për të shkuar në Europian, Shqipëria kualifikohet edhe me vendin e 2

Liga e Kombeve është një mundësi fantastike për të marrë biletën që të dërgon në Europian, pasi për në Botëror kjo dritare e re ka një format tjetër. Në ditën e djeshme është hedhur edhe shorti për grupet e Ligës së Kombeve, teksa kuqezinjtë u ngjitën në Ligën B.

Shqipëria gjendet në të njëjtin grup ndaj Rusisë, Islandës dhe Israelit. UEFA deri tani nuk e ka bërë ende zyrtare nëse do të mbajë të njëjtin format si në herën e shkuar apo do të bëj ndryshim. Nëse qëndron i njëjti format, Shqipëria ka shanse të mëdha që të kalojë me tej edhe me vendin e dytë.

Për të marrë një shembull që gjithçka të duket e lehtë në shpjegim. Nëse Rusia del e para në grupin tonë B2, Ukraina ose Skocia del e para e grupit në B1, Suedia, Norvegjia ose Suedia del e para në grupin B3, atëherë hapen tre rrugë. Kjo pasi këto Kombëtare kanë kualitetet e mjaftueshme për të marrë dy vendet e para në kualifikueset e Europianit dhe që të mos rrezikojnë më tej me fazën e Play-Off të Ligës së Kombeve, që zhvillohen pasi mbarojnë kualifikueset e Europianit.

Pra nëse këto Kombëtare të madhe kryesojnë grupet e Ligës së Kombeve dhe bëjnë detyrën në kualifikueset e Europianit, siç duhet të jetë llogjikisht, atëherë nuk do të vazhdojnë në Play-Off të Ligës së Kombeve dhe hapen vendi për tre Kombëtaret që kanë grumbulluar më shumë pikë në vendin e dytë.

Një tjetër rast konkret, Ukraina, Rusia, Suedi dhe Bosnje Hercegovinë arrijnë që të fitojnë grupet përkatëse në Ligën e Kombeve, por Ukraina, Rusia dhe Suedia dalin gjithashtu në dy vendet e para të kualifikueseve të Europianit, duke hequr Bosnjen si me më pak cilësi nga kjo mundësi. Atëherë do të hapej vendi për tre ekipet që kanë më shumë pikë në vendet e dyta të Ligës së Kombeve në Ligën B.

Kjo do të thotë se Shqipëria mjafton që të marrë maksimalisht pikët ndaj Islandës dhe Israelit, ndërsa edhe nëse i humb të dy përballjet me Rusinë, ka më shumë se 70% të mundësive për të kaluar në fazën e fundit ku të diskutohet bileta e Europianit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online