Turneu i Përfaqësueseve Rajonale / Luhen finalet, ja rezultatet e finaleve në të treja grup-moshat

Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit me qëllim evidentimin e talenteve të reja ka ulur siparin edhe për këtë vit. E veçanta e finaleve këtë edicion ishte fakti se në të treja finalet u vunë përballë ekipet përfaqësuese të Tiranës dhe të Fierit për moshat U-13, U-14 dhe U-15.

Këtë të enjte, në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz u zhvillua finalja e madhe e grup-moshës U-15, ku Tirana është shpallur fituese, pasi mundi Fierin nga pika e bardhë e penalltive, duke u treguar më të saktë.

Në fraksionin e dytë të lojës, kryeqytetasit do të barazonin shifrat me Mihanën, i cili do të ngushtonte rezultatin në minutën e 45-të, ndërsa sërish Mihana barazoi në minutën e 58-të fundit, duke i dërguar nën 15-vjeçarët drejt 11-metërshave, ku ekipi i Tiranës, i drejtuar nga tekniku Altin Birçe u tregua më i saktë dhe duke u kurorëzuar kështu si kampionë të kësaj grup-moshe.Në ndeshjen e zhvilluar paraditen e të enjtes, të dyja skuadrat dhuruan paraqitje mjaft të mira, me fierakët të cilët kaluan të parët në avantazh, duke shënuar fillimisht me Ibishin në minutën e 26-të, e më tej i njëjti lojtar do të dyfishonte shifrat në minutën e 38-të.

Në finalen e moshës U-14, Tirana e trajnerit Artion Poçi arriti të mundë me vështirësi Fierin e drejtuar nga Bledion Guga me rezultatin 2-1. Ademi kaloi në avantazh ekipi kryeqytetas në minutën e 11-të, ndërsa Kumbaro barazoi shifrat në minutën e 20-të. Pa u mbyllur pjesa e parë erdhi edhe goli i Nezës që do të rezultonte vendimtar pasi vulosi triumfin e nën 14-vjeçarëve të Tiranës.

Në finalen e tretë dhe të fundit për moshën U-13 u vunë përballë Tirana e trajnerit Luan Pinarit dhe Fieri i drejtuar nga Bledar Borova. Ishte një ndeshje shumë e balancuar që u vendos nga goli i realizuar nga Shpani në minutën e 52-të e që i dhuroi suksesin final 1-0 ekipit kryeqytetas.

Të treja finalet, që u ndoqën edhe përfaqësuesi i FSHF-së, Sulejman Mema, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, Ervin Bulku, Ardi Behari, Agron Kërçova e Armand Damo, u fituan nga ekipet e Zyrës Rajonale të FSHF në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *