“Je shumë i vogël”! Safet Gjici debaton me Andi Lilën, flet edhe për gabimet e arbitrave dhe stadiumin e ri: Donim ndaj Partizanit…

Safet Gjici ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Presidenti i Kukësit ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës, ku nuk kanë munguar edhe polemikat për arbitrimin. Megjithatë Gjici ka sheshuar gjakrat duke u shprehur se gabimet ndodhin edhe në Europë, ndërsa skuadra duhet të shoh rrugëtimin e saj. Gjatë emisionit ka pasur edhe një debat me Andi Lilën, ku nuk kanë munguar ngritjet e toneve.

“Kukësi këtë sezon? Natyrisht që ne prisnim shumë më tepër pikë por kampionati i tillë është patjetër ka gabime tona por eshte kampionat i vështirë. Është bërë mirë deri ketu por duhet te korrigjojmë të metat tona sepse ka gjëra për të përmirësuar brenda. Ka edhe faktorë të jashtëm si VAR apo arbitra por ka Federatë që merret me to. Ne duhet të korrigjohemi në repartet që ka probleme edhe pse në fakt duhet falënderuar stafi dhe ekipi që kanë bërë një sistem loje dhe jemi të kënaqur me këtë sistem. Ndoshta në janar ka nevojë për ndërhyrje nëse trajneri mendon dhe nëse gjejmë lojtarë që bëjnë diferencën.

Objektivi dhe deklarata e trajnerit për titullin? Trajneri është institucion në vete dhe e di si flet dhe në kuadër të politikës së klubit. Nëse realizohet apo jo ky është objektiv dhe nuk ka arsye pse bëjmë presion. Çdo ekip ka presion vetvetiu kush lufton për lart. Ndoshta presionin e titullit do ta mbajë mbi veten por ne jemi mirë ku jemi. Kampionati sapo ka filluar të marrim ndeshjet një nga nje dhe në mars të shohim.

Financim më i pakët këtë sezon? Për financa duhet pyetur klubi. Unë nuk di të them për financa por di të them që janë bërë blerje. Financat janë aty, klubi ka staf dhe administratë që merret me këtë pjesë dhe nuk kam informacion sa shpenzim janë bërë. Nuk besoj se sivjet ka investim më pak por mund të them që ka edhe më shumë.

Stadiumi i ri dhe skuadra në Kukës? Padiskutim që rikthimi në shtëpinë pritet dhe kemi një stadium me standard për Kupat e Europës dhe do të jetë si Elbasan Arena. Me stafin dhe lojtarët do të shohim sa herë do të vijne dhe sa do të rrijnë. Me rëndësi që kemi shtëpi. Kemi vuajtur shumë dhe me ndihmë të FSHF e mbaruam por kishte vonesa edhe për shkak të pandemisë. Ishte menduar të mbaronte para një viti por me rëndësi është që kemi stadium me çdo standard jo vetëm për kampionat por edhe për Champions League. Tashmë kanë çdo kusht dhe kemi stadium të gatshem.

Inagurimi? Qejfi do të ishte te inagurohej me Partizanin por specialistët që jane marrë nuk kanë lejuar që deri sa të forcohet fusha dhe të jetë bari ne rregull. Klima nuk është e favorshme dhe nuk ka ndihmuar shumë. Edhe këtë ndeshje do të sforcohemi për jashtë dhe besoj që me 15 janar në ndeshjen me Dinamon mund të jetë ndeshja e parë, por gjithsesi do të presim specialistët.

Skuadra më agresive? Të gjitha skuadrat. Ështe kampionat shumë i fortë. Sipas renditjes skuadrat janë me meritë ku janë si Tirana apo Vllaznia e Laçi që po e merr veten. Unë mendoj se 4-5 ekipet e para janë ekipe që luftojnë deri në fund për kampionatin dhe Europën. Është kampionat i paparashikuar dhe ne shohim punën tonë. Stafi duhet të merret vetëm me ekipin dhe jo me arbitrimin apo të tilla gjëra sepse edhe VAR-i është. Federata merret ku kanë gabuar arbitrat në rrugë zyrtare por normal që ka probleme dhe gabime. Me rëndësi është që të mos jenë me tendencë sepse gabime njerëzore ka. Edhe VAR ka problemet e veta sepse ka gabime edhe në të tjera vende por nuk dua që stafi dhe lojtarët të merren me arbitrat.

Trajneri? Trajneri ka mendimet e veta. Jemi të pjekur dhe jemi lodhur me trajnerët shqiptarë. Starova na njeh mirë dhe ka pasur trajnerë të rinj por kur ka ardhur fundi kemi realizuar objektiv. Këtë trajner e vlerësoj për strategjitë e veta dhe taktikat. Dua që Kukësi të marrë atë që meriton. Nëse tha diçka më shumë apo diçka më pak, nuk dua të futem fare në këtë pjesë.

Statusi i klubit të Kukësit? E para nuk ka privatizim klubesh sepse kur themi privatizim do të thotë me stadium dhe çdo aset por janë pronë e bashkive. Ka dalë ligj që bashkitë nuk do të kenë aksione dhe pak aksione që ka Bashkia e Kukësit, nuk i ka paguar asnjëherë. Ato pak aksione që janë në Bashki, janë punë procedurash dhe shumë shpejt do të jetë ekip privat por asetet janë të Bashkisë.

Mungesa e infrastrukturës për sportet? E dini që ka ekip futbolli dhe sa i përket shumësportëshit, do të organizohet. Lila nuk e di mirë por kemi shumë trofe në boks dhe mundje. E dimë që je përfaqësues i demokratëve dhe mos u merr me video amatore. Kukësi ka nxjerrë shumë sportistë dhe investimet që janë bërë, do t’ia tregoj Lilës. Në stadiumin e ri ka një hapësirë pëe mundjen dhe do të ketë një palestër shumë cilësore. Jemi përqendruar sidomos te klubi i futbollit që ka shume investim por nuk kemi lënë pas dore sportet e tjera me mundësitë që ka Bashkia e Kukësit.

Stadiumi një trofe? Padiskutim që stadiumin e meritonte Kukësi pëe atë që i ka dhënë kampionatit. Ndoshta Lilës i vjen keq por duhet falënderuar kryeministri Rama për investimin e bërë sepse është 50-50 me FSHF. Lila, je shumë i vogël të merresh me këto gjëra. Rritu në politikë, për sportin në rregull por jo në politikë. Nuk kam vërejtje për futbollin që ke bërë ndërsa për politikë je i vogël.

Ndeshja me Partizanin? Patjetër që Partizani ka ekip. Edhe pa rezultate, ishte aty. Është sfidë e vështirë dhe ne Shkodër shkojme pëe të fituar. Ekipi e di që na duhet fitorja por Partizani ka treguar që është ekip i fortë.

Tituli kampion? Ta di se kush fiton, mbaron pastaj. Nuk ka më analiza sportive. Nuk jemi fallxhorë. Ne do të luftojmë për ta fituar ne. Nëse flasim për sport, flasim për sport. Nëse flasim për politikë, ka analistë të tjerë. Bobi është më interesanti aty”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *