Kristal Abazaj ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku ka zbuluar edhe momente të ndodhura jashtë fushe mes tij dhe Safet Gjicit. Futbollisti i talentuar tregoi një episod të ndodhur përpara ndeshjes me Tiranën dy vite më parë, kur Presidenti i Nderit të Kukësit i është drejtuar me fjalën “malok”.
“Luaja kundër Tiranës parvjet kur isha këtu. Ngaqë unë isha malok dhe ai malok, para të gjithë lojtarëve më drejtohej: “Hë more malok, çfarë do bëjmë sot”?”, zbulon Kristal Abazaj./Sport Ekspres/