Atalanta ka fituar sfidën e fundit kundër Veronës me shifrat 1-2. Pas dështimit të eksperimentit me lënien në stol në Champions League të Berat Gjimshitit, Gasperini reflekton dhe e rikthen titullar mbrojtësin shqiptar. Prapavija e skuadrës bergamaske kupton rëndësinë e 29-vjeçarit, teksa ky i fundit garanton siguri përgjatë lojës.
Për vlerat e tij flet edhe studimi i të dhënave përgjatë 90 minutave në sfidën e fundit kundër Veronës. Rezultatet janë bërë të ditura nga “Eco di Bergamo”, ku Gjimshiti rezulton me indeksin më të lartë të performancës për mbrojtjen e Atalantës, 308, ndërsa sipër tij qendrojnë vetëm dy shokë skuadre, Mirançuk dhe Pexela./Sport Ekspres/