Southampton rrezikon të luajë pa sulmues në mes javë, trajneri pret rikthimin e Brojës mes dyshimeve: Nuk duket serioze, por…

Armando Broja është mjaft i rëndësishëm  për Southampton. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një titullar mjaft të nevojshëm për skuadrën angleze, si pasojë e aftësive të padiskutueshme. Dëmtimi i tij ndaj Arsenalit, e ka bërë trajnerin e Southampton me dhimbje koke, pasi nuk ka më asnjë sulmues.

Ditën e nesërme Southampton do të luajë përballë Crystal Palace dhe Hasenhuttl nuk ka asnjë sulmues në dispozicion si pasojë e dëmtimeve.  “Broja dhe Armstrong nuk duket se kanë diçka serioze për fat të mirë dhe pres që të jenë gati për Crystal Palace. Nuk e dimë ende, munguan në stërvitjen e djeshme, por shpresojmë që të jenë gati. Che Adams nuk do të jetë gati”- deklaroi mjaft i shqetësuar trajneri Hasenhuttl. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *