“Zidan është modeli im”, Bajrami tregon si e la Zvicrën në Itali: Vendosa me zemër, nuk hezitova për Shqipërinë

Nedim Bajrami është një futbollist me shumë potencial për të ardhmen. Futbollisti i Empolit po ngrihet sërish në formën e tij pas disa luhatjeve të fundit, duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave në Serinë A. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, Bajrami ka treguar mes të tjerash edhe zgjedhjen e Kombëtares, teksa la Zvicrën për Shqipërinë.

“Pas sulmuesve është roli im i preferuar, por kam luajtur edhe mesfushorin e majtë në 4-3-3. Zidane ka qenë gjithmonë modeli im, më ka pëlqyer shumë kur isha në ekipet e të rinjve. Kombëtarja? Arsyetova me zemër, më thirrën te Shqipëria dhe nuk hezitova asnjë moment”, është shprehur Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *