E FUNDIT/ Laçi fiton në mënyrë dramatike me Kukësin! Hila shpërdoron penalltinë në fund, feston edhe Tirana me shkëputjen

 Kukësi-Laçi 1-2 Basha 55’/Guindo 11′, 14′

Në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit kanë festuar dy skuadra në fundin e takimit, kurbinasit dhe Tirana. Verilindorët hynë me vonesë në fushën e lojës teksa Guindo realizoi dy gola në vetëm tre minuta. Fillimisht me gabimin e mbrojtësave të Kukësit dhe më pas me shërbimin e bukur të shokut të skuadrës, atje ku Guindo nuk mund të gabonte.

Me një avantazh 0-2 që në minutat e para, Laçi e kishte më të lehtë për të menaxhuar ndeshjen dhe u kthye e gjitha mbrapa. Kukësi e kishte të vështirë që të gjente hapësirat, ndërsa goli i anuluar i Lulaj në fundin e pjesës së parë kishte shumë polemika.

Meta ishte i sigurt se në zonë kishte faull dhe pas rishikimit të pamjeve, i qëndroi vendimit për anulimin e golit. Minutat e fundit janë bërë dramatike teksa Hila gaboi penalltinë në të 90 duke goditur traversën, pa arritur të barazonte rezultatin. Kështu Laçi afrohet më tepër me Mirel Josën në vendet e para, ndërsa Tirana feston për shkëputjen me katër pikë nga Kukësi. /Sport Ekspres/

Kukësi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Hila, Ndreca; Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Feizhao, E. Basha

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja, Mazrekaj, Guindo, Zarubica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *