Atalanta luan finalen e sezonit, Gasperini përgatit “grackën” që sakrifikon Gjimshitin

Atalanta duhet të luajë finalen e sezonit në mbrëmjen e sotme ndaj Vijareal. Ekipi nga Bergamo kërkon vetëm fitoren për të kaluar më tej nga faza e grupeve në Champions League, me një ndeshje direkte.

Por mediat italiane raportojnë se Gjimshiti do të jetë në stol. Një “grackë” kjo e Gasperinit që duket se do të hidhet në aventurë që nga minuta e parë për të kërkuar golin, ndryshe nga filozofia e futbollit italian. Ndërkohë Gjimshiti do të jetë gati në çdo moment të pjesës së dytë kur Vijareal do të kërkojë golin, pasi spanjollët kanë dy rezultate nê favor dhe në fillim do të qëndrojnë në pritje të italianëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *