Sarri “i fiksuar” dhe dëshmia është Hysaj! Pepe Reina bëhet “tabelë qitje” dhe vetëm nxjerr topa nga rrjeta, nisin edhe peticione për Strakoshën

Trajneri i Lacios, Sarri, e ka treguar në gjithë këto vite se është i fiksuar pas grupit të vjetër të punës. Dëshmia më e mirë është Elseid Hysaj, teksa trajneri e ka marrë mbrojtësin shkodran nga Empoli te Napoli dhe tanimë te Lacio.

Nga krahu tjetër nuk po lëviz nga vendi as Pepe Reinën, pasi kanë punuar më herët kur ishin pjesë e Napolit. Kambanat e alarmit ranë që para ndeshjes ndaj Udinezes, atje ku sipas statistikave, Reina pëson gol në çdo dy goditje që i shkojnë në portë.

Mediat italiane e kanë ngritur këtë shqetësim dhe tifozët kanë kërkuar Strakoshën, por trajneri Sarri nuk lëkundej: “Thomas në Europa League dhe Pepe në Seria A”. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Pepe Reina i ka bërë edhe më keq statistikat e tij personale pasi pësoi 4 gola në 90 minuta, ndërsa Udineze goditi 5 herë në portë gjatë gjithë ndeshjes.

Padyshim që kjo situatë do ta bëj Sarrin që të mendohet gjatë për t’i dhënë shansin Strakoshës, që tanimë është mëse i merituar. Gardiani shqiptar është vlerësuar gjithmonë pozitivisht në paraqitjet e tij në Europa League, duke hequr gafën e ndodhur ndaj Galatasarait. Së fundmi, në faqen “Change.org” po hapen edhe disa peticione që kërkojnë Strakoshën si titullar te Lacio, me tifozët që e duan ndryshimin dhe e tentojnë në të gjitha format pasi ndihen të pasigurt. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *