“Ka edhe më keq, këto janë ndeshje derbi“, Josa mbushet me optimizëm: Lojtarët u mërzitë, Mazrekaj e neutralizoi Markun

Ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Laçit është mbyllur në baraspeshë 1-1. Të kuqtë vazhdojnë kështu serinë e barazimeve, teksa me rezultatin e sotëm numërojnë 6 të tillë. Kjo përballje është vendosur nga sistemi VAR, i cili në minutën e 34-t thërret gjyqtarin kryesor për të parë pamjet në monitor. Arbitri i takimit akordon më pas një 11 metërsh të shkaktuar në zonë nga Musta e të përkthyer më pas në gol nga Shehu. Kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Cara devijon një goditje të Stenio Xhuniorit për të kthyer kështu baraspeshën. Festa e Partizanit ka marrë edhe miratimin e VAR-it, që e cilëson golin të rregullt. Pas përfundimit të takimit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli“ në “Supersport”.

Josa (Laçi): “Me aftësitë që kanë lojtarët e Laçit duhet ta mbajnë topin, mos ta humbin shumë shpejt. Këto ndeshje kështu janë. Janë ndeshje derbi. Të gjithë kanë të drejtë të pretendojnë të marrin pikët. Doli barazim, nuk mund të them që jam i kënaqur. Ka edhe më keq. Mua më mbush me optimizëm mënyra se si lojtarët pas kësaj ndeshjeje nuk janë të entuziasmuar për pikën që morën por janë të mërzitur për pikët që humbën. Pas 10 minutëshit të parë të pjesës së dytë duhet ta menaxhonim më mirë lojën. Mazrekaj duhet shfrytëzuar për aq sa alarmon dhe driblon kundërshtarët. Këtë ndeshje pati punë me Markun, të cilin për mendimin tim e neutralizoi komplet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *