Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet e tij për ndeshjet e luajtura javën që lamë pas. Kampionatet kanë qenë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, por jo ato të moshave. Lojtarë të ekipeve U17 apo U19 janë dënuar me pezullim për nga dy ndeshje nga aktiviteti për shkak të protestave dhe sjelljeve antisportive në fushën e lojës.
Dënimeve nuk u kanë shpëtuar as zyrtarë të klubeve, që po ashtu janë përballur me vendimin për tu pezulluar për një kohë të caktuar nga aktiviteti. Ndërkohë Besa U17 ka humbur ndeshjen në tryezë me rezultatin 0-3, në të njëjtën mënyrë si Tirana B U17 dhe Tirana B U19, të cilave u janë zbritur edhe 3 pikë nga renditja. Gjithashtu Disiplina ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Mustës si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
- FC Besa U-17, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, kundër KF Teuta U-17, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 63/1/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
- Lojtari i KF Butrinti U-17, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Kristi Kendezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Laçi U-17, Ardian Laskaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Brians U-17, Gjergj Filipi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Vllaznia – Femra, Lazer Matija, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Tirana B U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër KF Burreli U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Tirana B U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Zyrtari i K.F Murlani U-19, Lirjet Lujkaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i AF.Elbasani U-17, Kristo Doci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Oriku U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Butrinti U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i Prestige MFC team, Erind Lleshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FORZA 1, Elid Balla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Rrëzimin e kërkesës së C Bulqiza, në lidhje me lojtarin Sildi Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës 12.11.2021, të kërkuesit Emiljano Musta, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.