“E ndyjnë futbollin në çdo intervistë”, Halili shpërthen me Gezim Sinematin: Është një mi kanalesh

Presidenti i Tiranës ka dhënë një deklaratë mjaft të ashpër pas ndeshjes së sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Persona të ndryshëm hodhën hipotezën për llogari të bëra mirë midis Tiranës dhe Dinamos, duke e quajtur të përcaktuar fatin e ndeshjeve që përpara se ato të luheshin. Këto zëra kanë shqetësuar së tepërmi Refik Halilin, i cili pas një ndeshjeje të lu.ftuar nga bardheblutë dhe të vendosur nga penalltitë, ka fyer personat që kanë ngritur hipoteza të tilla, ndër të cilët përmend edhe gazetarin Gëzim Sinemati.

“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe një lojë shumë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat, sepse kishin premtuar që do bënin një ndeshje të mirë dhe e bënë ndeshjen. E diskutuam që në ndeshjen e parë. Një pjesë e mirë thoshin një ndeshja ishte e lënë dhe mbështjetja në stadium nuk ka qenë e madhe. Për mua këta janë minj kanalesh. I pari është Gëzim Sinemati. Janë minj kanalesh të cilët e ndyjnë futbollin në çdo intervistë. Opinionistët kur japin opinionet e tyre të jenë të kujdeshshëm. Dëmtojnë futbollin“, ka deklaruar Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *