Nga njëri derbi në tjetrin. Dinamo kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe përballë do të ketë Partizanin e Ilir Dajës. Tirana arriti të shënonte dy gola përgjatë lojës, fillimisht me anë të Gjumsit në pjesën e parë, ndërsa në të 78-n Limaj tregohet i saktë nga 11 metrat dhe e dërgon sfidën në shtesa.
30 minutat e kohës shtesë nuk do të rezervonin më tepër gola dhe ndeshja duhet të vendoset nga “ruleta ruse“ e penalltive. Një maratonë e vërtetë 11-metrash është nevojitur për të përcaktuar fituesit, teksa portierët kanë qenë në formë të jashtëzakonshme duke u thënë disa herë “jo“ rivalëve. Megjithatë në fund ishte Bakaj ai që rezultoi më i saktë mes shtyllave, duke bërë heroin për Dinamon dhe duke e kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku e pret sërish një tjetër derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Përgjoni, Behiratçe, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Seferi, Ngo
Dinamo: Bakaj, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Samake, Demiri, Bardhi, Skuka, Ibraimi, Çinedu