VIDEO/ Ishte gati të hynte në fushë nga pakënaqësia, Reja i tregon grushtin Çekiçit pas ndeshjes

Kombëtarja shqiptare mposhti Andorrën me rezultatin minimal 1-0, duke e mbyllur kështu grupin në vendin e tretë me një numër rekord pikësh, 18 të tilla. Një ndeshje e lehtë në lehtër por aspak e tillë në fushë për kuqezinjtë. Ekipi ynë kombëtar hasi vështirësi në gjetjen e golit dhe shpesh herë futbollistët ishin protagonistë me gabime në pasimet e tyre, duke e humbur topin lehtësisht.

Një prej atyre lojtarëve që ka sjellë edhe nervozizmin e Rejas ishte pikërisht autori i golit të fitores, Endri Çekiçi. Trajner italian ishte i irrituar me mesfushorin gjatë pjesës së dytë, e ishte gati të hynte në fushë pas gabimeve të tij. në përfundim të ndeshjes të dy takohen me njëri-tjetrin, por këtë herë me nervat e ulura dhe me buzëqeshje në fytyrë. Megjithatë Reja ka vendosur të bëjë shaka me gabimet e bëra nga Çekiçi, të cilit i tregon për një moment grushtin si për ti shprehur nervozizmin që ndjente gjatë ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *