Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” ku ka komentuar problemet e Kombëtares për ndeshjen me Anglinë. Pjesa kryesore është mënyra sesi u interpretua përballja, teksa Shqipëria bëri presing lart dhe ndodhej me 7 lojtarë për t’i bërë presion anglezëve.
“Mua më pëlqeu formacioni i Rejës, ishte më i miri i mundshmi. Ne kemi pasur shumë probleme në pjesën psikologjike. Na ka gënjyer mendja se do të ishim me vlerë të njëjtë para Anglisë. I kemi shkuar me presing lart Anglisë.
Këtë mund ta bësh për 5 minuta, që të shkosh lart dhe të sulmosh për një moment, por pastaj duhet të kthehesh në mbrojtje. Ne kemi pasur gabime në vendosje në prapavijë edhe më parë, e kemi sqaruar. Madje edhe Hungaria që ishte e pafuqishme fare me një top të gjatë na erdhi rrezikshëm në portë”, tha Starova. /Sport Ekspres/