“Legia besoi te mua, Dinamo nuk e bëri”! Lirim Kastrati del kundër ish-ekipit: E pranova ofertën për 10 minuta

Lirim Kastrati do të largohej nga Dinamo e Zagrebit për t’iu bashkuar Legias së Varshavës. Futbollisti shqiptar u kthye protagonist me gjigandët polak pasi realizoi golin e fitores ndaj Spartak Moskë në Europa League, duke shfrytëzuar driblimin dhe pasimin e bukur të Ernest Muçit. Vetëm pak ditë te Legia, por Kastrati nuk e mendon dy herë për të hedhur poshtë të kaluarën.

“Legia ka besuar te mua, por Dinamo nuk e bëri. Muajt e fundit kanë qenë shumë intensiv. Dua të bëj më të mirën tani për skuadrën. Menaxheri më telefonoi dhe më ta se Legia ishte i interesuar për mua. Nuk e mendova gjatë. Pas 10 minuash e telefonova unë dhe i thashë se dua të luaj atje. Të gjithë e dimë se kjo është skuadër e madhe”, tha Kastrati. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *