Më shumë kamera se në Belgjikë, Sokol Jareci komenton sistemin VAR

Sezoni i sivjetshëm i Abbisnet Superliga ishte ndryshe nga herët e tjera, pasi u implementua teknologjia “VAR”. Pas vendosjes së kësaj metode, disa raste janë gjykuar pas rishikimit të teknologjisë. Megjithatë, në ndeshjen Skënderbeu-Partizani kishte mjaft kontestime për akordimin e penalltisë.

I ftuar në emisionin ‘Ora Sport” në RTV Ora, Sokol Jareci është shprehur se vendi ynë ka kushte të përshtatshme për sistemin VAR.

“Ne nuk mund të krahasohemi dot me Italnë, Gjermaninë, Anglinë. Kampionati belg transmetohen me 5 kamera, në disa ndeshje shtohet numri i kamerave. Ndërkohë ne në të 5 ndeshjet, që transmetohen, kemi 7 kamera. Pra jemi në kushte komode për sistemin VAR”- deklaroi Sokol Jareci. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *