Vetëm 5 centimetra e ndanë nga goli, Pregja zbulon detajin e anullimit të golit të Dinamos kundër Laçit

VAR-i ka luajtur një peshë të rëndësishme në këto javë të para të “Abissnet Superiores”, pasi me ndërhyrjen e tij ka bërë të mundur të  merren vendime të rëndësishme e të drejta për lojën. Një rast shumë i diskutuar ishte edhe ai në ndeshjen Dinamo-Laçi, ku u anullua goli i kryeqytetasve për pozicion jashtë loje.Për tu vlerësuar ka qenë edhe asistenti, i cili edhe pse i gjendur përpara një situate të vështirë, merr vendimin e duhur për të sinjalizuar pozicion jashtë loje. Gjë e cila është mbështetur edhe nga sistemi VAR.

Në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, ish-arbitri Bujar Pregja ka zhvilluar moviolën e këtij takimi dhe zbulon një detaj interesant. Pregja bën të ditur se lojtarin e Dinamos e kanë ndarë vetëm 5 centimetra nga goli. “Po është hequr edhe vija në këtë rast. Madje po ju them se lojtari i Dinamos ka qenë vetëm 5 centimetra pozicion jashtë loje”, ka thënë Bujar Pregja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *