Ish-trajneri i Milanit, Sinisa Mihajloviç njihet për humorin e tij dhe lëshimin e deklaratave pa diplomaci në media. Skuadra e tij, Bolonja, pësoi një humbje të thellë me rezultatin 6-1, përballë Interit në Sansiro, megjithatë ai deklaroi se Bolonja meritonte më shumë për shkak të lojës që zhvilloi.
“E kemi marë Interin shume lehtë. Nëse do të kishim barazuar me Sorianon, nuk dihet se si do të kishte përfunduar kjo ndeshje por kishin shumë fat. por futbolli bëhet vetem me faktet, jo me raste rë humbura. Më vjen keq sepse jemi shpërbërë në faza të ndryshme te lojës, nuk kemi luajtur si skuadër.
E dinim qe me Interin mund të paguash cdo gabim. Sot paguam shumë gabime. Ne pjesën e parë dominuam ne, por pësuam gol në tre episode”- u shpreh pas ndeshjes Sinisa Mihajloviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/