Strakosha po kalon momentet më të errëta në karrierë dhe kjo nuk mund të diskutohet. Portieri shqiptar ka humbur shumë besimin në aftësitë e tij dhe panorama e ofruar në ndeshjen ndaj Galatasaray ka ardhur sipasojë e qëndrimit në stol për një kohë të gjatë.
Menjëherë pasi Strakosha futi topin në rrjetë me duart e tij për t’i falur golin kundërshtarëve, shumë prej lojtarëve të Lacios vendosën duart në kokë. Por Milinkovic Savic ishte një prej futbollistëve të parë që ka shkuar për të përkrahur Strakoshën në këtë moment të vështirë, duke ditur edhe lidhjen e tyre të ngushtë shoqërore. /Sport Ekspres/
El gol que definió Galatasaray – Lazio es de lo más insólito que se haya visto en los últimos años en el Planeta Fútbol. #Youcannotbeserious etiqueta premium.pic.twitter.com/H57F3GcDh3
— VarskySports (@VarskySports) September 16, 2021