Shqipëria po vazhdon që të përforcohet me futbollistë cilësor në organikën e saj. Prurja e fundit ishte Nedim Bajrami, me çështjen që u fitua në CAS. Pas triumfit ndaj Serbisë, FSHF ia doli edhe njëherë tjetër për t’i shërbyer Kombëtares Shqiptare. Disa kohë më parë është folur edhe për afrimin e Pajtim Kasamit te Shqipëria.
Ndërkohë në mediat në Kosovë u hap sërish lajmi gjatë ditës së djeshme, se futbollisti i kishte thënë “PO” Shqipërisë dhe se Federata po bëhej gati për një tjetër çështje në CAS. Megjithatë “Sport Ekspres” zbulon nga burime afër futbollistit se nuk ka pasur kurrë një tratativë për të afruar këtë futbollist te Shqipëria, duke e lënë te Zvicra, atje ku ka 5 vite pa marrë një ftesë. /Sport Ekspres/