Ylli Mihali është ndarë nga jeta dhe ky lajm ka tronditur futbollin në Shqipëri. Fizioterapisti i Kombëtares e humbi betejën me COVID-19, ndërsa reagimet kanë ardhur nga shumë personazhe të njohura.
Së fundmi ishte edhe Rei Manaj që ka reaguar mbi këtë ndarje nga jeta të hershme. Sulmuesi i Spezias është shprehur se nuk e beson ende lajmin e trishtë dhe nuk mund ta pranojë faktin se Mihali e humbi betejën më të rëndësishme në jetë. /Sport Ekspres/