Dinamo ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Kastriotit. Ekipi i Shkëmbit fitoi në shifrat 0-2 falë dopietës së Cinedu. Ky i fundit realizoi pa u mbushur ende minuta e parë e takimit, ndërsa gjeti rrjetën edhe në minutën e 20. Një ndeshje me dy fytyra për kryeqytetasit ku në pjesën e parë dominuan rivalin me Mihanën dhe Ibrahimin që ishin në super formë. Me nisjes e së dytë ishte Kastrioti që mori lojën në kontroll, ndërsa Greca dhe Cela ishin të pafat për të gjetur rrjetën.
Nga ana tjetër Kukësi fitoi në shifrat 1-3 në transfertë me Engatian. Daci hapi rrugën e rrjetës, ndërsa Peposhi shënoi pas shumë kombinimeve në minutën e 43. Fjalën e Egnatias e ka thënë Telushi me goditjen nga distanca, duke realizuar silurën ndaj Kukësit. Ndërsa takimin e vulosi Milunovic duke u treguar i saktë me kokë nga e djathta. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Magani (Egnatia): “Kukësi ka fituar me meritë dhe ne kemi humbur në mënyrë të dhimbshme. Kemi gabuar në të dy golat dhe disa futbollistë nuk janë ambientuar ende. Kemi futbollistë në organikë që janë shpallur kampion. Portieri do të jep pika jonë e fortë, por do ende pak kohë dhe besim, nuk kemi tjetër alternativë”.