VIDEO/ Dëshira për gol ishte e zjarrtë deri në sekondën e fundit, sprinti i Hakajt në golin e 5-të rrëmben zemrat e shkodranëve

Vllaznia e nisi me një ndeshje të çmendur Abissnet Superioren, teksa theu “mallkimin” në fushën e Laçit me një fitore 3-5. Pavarësisht se ishin në avantazh, kuqeblutë nuk u ndalën as në sekondat e fundit të lojës. Atëherë kur kishin mbetur edhe pak çaste që arbitri ti frynte bilbilit, shkodranët shënojnë golin e 5 dhe mbyllin përfundimisht historinë e ndeshjes.

Edhe pse ishin luajtur 95 minuta lojë, dëshira për të ndëshkuar Laçin ishte e madhe. Kjo duket në sprintin e fuqishëm të Esin Hakajt për të dhënë më pas pasimin në golin e fundit të Vllaznisë. Futbollisti 24-vjeçar duket se e ndjen fanellën e vendlindjes së tij, teksa në minutën e 96 rrëmben një top në gjysmëfushën e tij dhe nuk e ndal vrapin derisa gjen shokun e tij të skuadrës pranë zonës së Laçit. Gjithashtu Hakaj u bë protagonist duke fituar një 11 metërsh për Vllazninë. Me këtë paraqitje ish-lojtari i Partizanit duket se e ka fituar menjëherë zemrën e tifozerisë shkodrane./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *