“Kjo Shqipëri shkon larg”! Igli Tare: Shkëmbej mendime me Rejën! Brojës do i shkulja pak veshin, hidhni sytë te Muçi

Igli Tare ka folur në “Sport Neës” që transmetohet në “Neës 24” për Kombëtaren dhe rezultatet e marra në ndeshjet e shtatorit. Drejtori sportiv i Lacios u shpreh se shkëmben mendime me trajnerin Reja mbi mënyrën e lojës dhe futbollistë të caktuar, ndërsa ka thënë se do t’i shkulte pak veshin Brojës që duhet të mësojë sakrificën dhe pjesën e të luajturit për fazën mbrojtëse.

“Përveç lojtarëve stabël të konfirmuar, por bie në sy Armando Broja. Do t’i shkulja pak veshin kur tha se nuk e di se çfarë marrëdhënie ka me trajnerin. Ka shumë prespektivë të madhe, nuk diskutohet. Por për t’u bërë lojtar i madh duhet të lozësh në dy fazat, mbrojtëse dhe sulmuese. Ka mundësi rritje shumë të lartë, duhet të mësojë sakrificën. E bëri me San Marinon ku kërkoi me çdo kusht që Uzuni të shënonte. Por nuk ka vend për të hapur debat me trajnerin.  Për mua është shumë i mirë. Por sytë duhet të jenë edhe nga Ernest Muçi, një djalosh që po bën mirë dhe nuk ishte rastësi që e mori Legia.

Unë flas Rejan, shkëmbej mendime me të. Jap opionin tim, si e shoh unë ndeshjen. E bëjmë këtë pas thuajse çdo sfide të Kombëtares. Është trajner i mirë dhe me mjaft eksperiencë. Mendoj se ka ndërtuar një grup, që premton për gjatë. Ky brez futbollistësh ka shanset të bëjë historinë. E them me bindje këtë duke parë moshën e lojtarëve dhe egon e tyre. Personalisht, nuk do të habitesha nëse marrin vendin e dytë në grup” – u shpreh Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *