Teuta dhe Partizani do të zbresin në fushën e “Elbasan Arana”-s për të hapur këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore. Një supersfidë mes dy pretendentës që luajnë në një terren si ai i Elbasanit është mënyra më e mirë për të nisur kampionatin shqiptar.
Mes shumë ndryshimesh në organikë, trajnerët Daja dhe Martini kanë bërë zgjedhjet e tyre për ndeshjen e parë të sezonit. Krerët e pankinave hapin kartat e trye, me të cilat do të luajnë për të marrë fitoren e parë në Superiore./Halit Delibashi-Sport Espres/
Teuta: Qirko, Todorovski, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, Kallaku, Plaku, Gorgiev
Trajner: Edi Martini
Partizani: Hoxha, Gligorov, Belica, Damçevski, Musta, Rrapaj, Murataj, H.Marku, Cara, Kardozo, Stenio Xhunior.
Trajner: Ilir Daja