Si dikur te Shqipëria, në Kosovë hapet flamuri gjigant për t’ia kujtuar Spanjës se duhet ta njohin

Kosova luajti ndaj Spanjës ditën e djeshme, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të iberikëve. Spanja është një nga shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka marë përgjigjen e  menjëhershme të dardanëve.

Tifozët e pranishëm në stadium kanë shpalosur një flamur gjigand të Kosovës, e cila mbuloi gjithë perimetrin e asaj zone. Ky gjest i përngjan veprimit të tifogrupit shqiptar, Tifozat Kuqezi, të cilët shpalosën një flamur gjigand në ndeshjen ndaj Ukrainës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *