Armando Broja u kthye në njeriun e ndeshjes kundër Hungarisë, ku tregoi edhe njëherë se është një “gjahtar“ i vërtetë i golit. Talenti shqiptar zgjodhi këndin e pamundur, por kjo nuk e ndali që topin të dërgonte në rrjetë. Një gol ky që nëse kthehesh pas në kohë arrin ti gjesh “binjakun“.
Më 22 dhjetor të vitit 1984, Arben Minga i shënon golin e dytë Belgjikës, duke i dhënë këtyre të fundit goditjen e “konck out”-it. Goli i Brojës ishte asgjë më shumë se një “fotokopje” e silurës së realizuar nga këmba e Mingës, i cili i dhuroi Shqipërisë një fitore mjaft të rëndësishme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/