Serbia nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në Irlandë. Ballkanasit ishin të parët që kaluan në avantazh, teksa në minutën e 20 të takimit, Milinkoviç-Saviç kalon në epërsi ekipin e tij. Serbët kanë dominuar ndeshjen me statistika, duke kërkuar edhe golin e qetësisë.
Goli i dytë do të vinte, por këtë herë rrjeta që do të tundje do të ishte ajo e tyre. Serbia bëhet qesharake në minutat e fundit, duke shënuar një autogol si në futbollin amator. Njëri prej mbrojtësve kërkon të spastrojë zonën në minutën e 87, por topi përplaset në kokën e Milenkoviç dhe më pas ndalet pas shpinës së portierit. Kaq ka mjaftur dhe festa irlandeze ka nisur menjëherë për t’ju gëzuar kështu këtij barazimi dhuratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/