Trajneri i Holandës U19 ka vendosur me “dorë të hekurt” për 5 lojtarët që ka nën urdhërat e tij në grumbullim. Arjany Martha, Naci Unuvar, Rio Hillen, Mimeirhel Benita dhe Xavi Simons janë përjashtuar nga Bert Konterman për shkak se kanë thyer protokollin për Covid-19.
Pesë “fëmijët e pabindur“ të Holandës kishin ftuar vajza në hotel për të kaluar kohën. Sipas “De Telegraaf“, Martha dhe Benita ishin futbollistët që kishin ftuar vajzat në hotel, ndërsa 3 shokët e tjerë të skuadrës janë bashkuar më pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/