“Nuk më pëlqejnë sulmuesit statik”, Reja flet para San Marinos: Provuam sistemin Bare-Bajrami

Shqipëria arriti të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë do të përballen në ditën e nesërme ndaj San Marinos në Elbasan Arena. Ndërkohë në konferencën për shtyp ka dalë trajneri Reja dhe Elseid Hysaj. Trajneri i Kombëtares foli dhe mbi sulmuesit:

“Pas një fitore entuziazmi është i madh dhe mund të merret lehtë ndaj San Marinos. Por ne duhet të jemi të përqendrohemi, ti lëmë sa më pak hapësira kundërshtarit dhe të bëjmë kujdes nga kundërsulmet. Mendoj vetëm për San Marinon dhe asgjë tjetër. Nëse fitojmë do kalojmë në vendin e dytë dhe do të ishte arritje. Kemi konkurrencë shumë të fortê për vendin e dytë. Ne po tregojmë rritjen tonë. Por çelësi është ndryshimi i mentalitetit. Tani po bëjmë presing të lartë. E kam thënë, sulmuesi duhet të jetë mbrojtësi ynë i parë. Polonia ështê pak më mirë, por me organizimin e duhur do luajmë shanset tona për vendin e dytë.

Uroj ta kemi problemin gjithmonë në luksin e zgjedhjeve të sulmit. Uzuni sakrifikoi shumë me Hungarinë, luajti shumë mirë. Balaj vrapoi shumë, nuk më pëlqejnë sulmuesit statik që rrinë vetëm në sulm. Provuam në stërvitje sistemin me Baren dhe Bajramin. Me Hungarin? kemi luajtur me tre sulmues pasi Bajrami ishte më afër Balajt dhe Uzunit. Jam i interesuar vetëm për 3 pikët dhe lojën e mirë me San Marinon. Mos harroni se në ndeshjen e parë duheshin 70 minuta për golin e parë”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *