Pika jonë më e fortë është kthyer edhe në “thembrën e Akilit” në ndeshjet e fundit. Orientimi drejt lojës sulmuese kanë sjellë mangësi në prapavijë, e cila tashmë nuk ka nevojë për shumë punë për të depërtuar. Kjo ka sjellë kritika të shumta në ndeshjet e fundit të kuqezinjve, që ndjejnë pasiguri edhe në atë që e konsideronin armën kryesore për të dalë me rezultat pozitiv.
Por nëse i lënë fjalën statistikave, atëherë asgjë nuk do të kishte për tu shqetësuar dhe do të shihnim paradoksin e vërtetë. Në një kohë kur janë luajtur gjysmat e ndeshjeve në grupin I, Shqipëria numëron vetëm 6 gola të pësuar, 4 prej të cilëve erdhën në duelin me Poloninë.
Një shifër kjo aspak e lartë, duke u krahasuar me rivalët e tjerë që janë pjesë e grupit. Përpos Anglisë që ka pësuar vetëm 1 gol gjatë këryre eliminatorëve, ekipi tjetër me statistikat më të mira në këtë aspekt është pikërisht Kombëtarja. Me një gol më tepër se ne vjen pas Polonia, ndërsa Hungaria ka pësuar 2 gola më shumë se kuqezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/