Të gjithë prisnin të shijonin magjinë e vërtetë të futbollit që vjen gjithnjë më e bukur kur përballë vihen dy Kombëtare si Brazili dhe Argjentina. Por një surprizë e pakëndshme dhe e pabesueshme ka ndalur ndeshjen që në minutat e para të saj. Autoritete të shëndetësisë së Brazilit kanë hyrë në fushë dhe kanë ndërprerë takimin për shkak të thyerjes së protokollit anti-Covid.
Sigurisht që për një moment ka qenë kaosi ai që ka mbizotëruar në stadium, ku përfaqësuesja e Argjentinës është detyruar ti drejtohet dhomave të zhveshjes. Katër lojtarë të saj duhej të ndiqnin karantinën sipas rregullave të shtetit brazilian, gjë që nuk është respektuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
se suspende el juego de #Conmebol por eliminatorias al #mundial entre #Brasil y #Argentina por incumplir protocolos en el ingreso de algunos jugadores argentinos a Brasil que viola normas de salud por la #pandemia del #COVID19 . pic.twitter.com/lktgteb3yp
— Alex Roland (@AlexRolandC) September 5, 2021