Teksa rezultati i ndeshjes Shqipëri-Hungari ishte 0-0 dhe nervat e lojës nga rastet e humbura të lojtarëve tanë ishte prezente, në qiell u vërejt një dron me një banderolë. Kur pritej që në atë banderolë të kishte një shkrim mbi Kombëtaren apo tifozët kuqezi, ndodhi e papritura.
Në banderolë shkruhej “Taulant Balla, Elbasani të do”. Mesa duket banorëve të Elbasanit i ka ngelur peng mbetja jashtë ministrive të deputetit më të votuar nga PS dhe kanë menduar t’i bëjnë një surprizë. Menjëherë ka ardhur reagimi i tifozëve të cilët kanë shpëthyer në thirrje “Rama Ik”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/