Nedim Bajrami e ka nisur si titullarë përballjen ndaj Hungarisë, atje ku kuqezinjtë fituan në shifrat 1-0. Ndeshja u vendos nga Armando Broja që bëri diferencën në fushën e lojës. Ndërkohë mesfushori i Empolit po pritej me shumë vëmendje nga tifozët shqiptarë.
Aftësitë e tij u panë në pjesën e parë duke bërë detyrën që të gjithë prisnin, për të krijuar më shumë fantazi për sulmin tonë. Ndërkohë në pjesën e dytë do të dilte më herët për shkakun e një problemi dëmtimi. Shumë dyshime kishte Astrit Hafizi në Supersport që në daljen e formacionit titullar. “Si mund të futet Bajrami në fushë me aq pak stërvitje? Edhe Lionel Mesi që debutoi te PSG, në fillim provoi stolin”.
Pavarësisht përgjigjes pozitive nga Bajrami në fushë, mes batutës Hafizi e ka vazhduar “thumbimin” edhe në përfundimin e takimit: “Si për ironi të fatit, por sa iku Bajrami nga fusha ne kemi fituar takimin. Nuk duhet të fusim lojtarë vetëm se luajnë në Serinë A dhe diku tjetër”, u shpreh Hafizi. /Sport Ekspres/