Astrit Hafizi ka komentuar në “Supersport” rezultatet që marrë Kombëtarja në kohët e fundit. Duke vazhduar në linjën e tij, Hafizi u shpreh se Shqipëria duhej të dilte në dy vendet e para ndaj rivalëve si Italia dhe Spanja, jo për të marrë fitore vetëm ndaj kundërshtarëve modest në letër.
“Kam kohë që flas këtu, nuk e di si i merrni fjalët e mia ju. Ne duhej të dilnim të parët kur shkuam në grup me Skocinë dhe Izraelin. Ne duhej të dilnim të parët dhe të dytët kur luajtëm ndaj Italisë, Spanjës dhe Turqisë. Kur kemi dalë të parët ne? Kur fitonim me Kazakistanin? Ne kemi fituar në Andorrë pa trajner fare.
Kush trajner nuk e merr fitoren në San Marinon apo Luksemburgun? Një trajner shqiptar do të ishte mas.akruar me këto rezultate. Reja e di shumë mirë se çfarë të bëjnë në Itali për rezultate. Fituan Europianin dhe barazuan në ndeshjen e fundit, thanë se ishte zhgënjyes”, u shpreh Hafizi. /Sport Ekspres/