Përse Balaj dhe jo Armando Broja? Salihi komenton zgjedhjet e Rejës: Kjo është pyetje pa vend…

Hamdi Salihi ka komentuar zgjedhjet e Rejës për ndeshjen Shqipëri-Hungari. Pjesëtari i grupit të Kombëtares është shprehur se nuk duhet të ketë shumë diskutime mbi zgjedhje të caktuara, pasi gjithmonë do të ketë alternativa dhe nuk do të bihet në dakortësi absolute nga opinioni sportiv.

“Kjo është ndeshja shumë e rëndësishme për ecurinë tonë dhe me kundërshtar direkt. Jemi munduar që të mos ndërrojmë shumë në ndërrimin e pozicioneve. Vazhdojmë me tre mesfushorë, por Bajrami do të jetë me i avancuar. Do të shërbejë si trekuartist në aksionet tona sulmuese. Pse Balaj dhe jo Broja?

Gjithmonë do ketë diskutime, për çfarë do lloj zgjedhje. Trajneri e ka menduar kështu, që i përshtaten më mirë futbollistët karshi këtij kundërshtari. Më duket pa vend si pyetje kjo pasi këtu janë të gjithë më të mirët që grumbullohen. Bajrami ka qenë edhe herë të tjera në grumbullim te Shqipëria dhe e njeh disi grupin. Ata lojtarë që kemi dhe që kanë qenë në formën më të mirë, ne mundohemi që t’i fusim, duke marrë parasysh edhe riskun”, u shpreh Salihi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online