Partizani po kryeson në Superiore me goditjet e orës së fundit në merkato. Të kuqtë gjetën marrëveshjen për huazimin e Dean Liço nga Askoli. Mesfushori 21-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve si Sporting dhe Lacio. Kështu pasurohet më tepër organika e Ilir Dajës, ndërsa pritet që në orët në vijim të mbyllet edhe firma me Ergys Kaçen. /Sport Ekspres/
ZYRTARE DEAN LIÇO BASHKOHET ME TË KUQTË
FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Dean Liço. Mesfushori 21 vjeçar do të jetë pjesë e të kuqve për këtë sezon me formulën e huazimit nga skuadra italiane e Askolit. Liço ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë U-17 dhe U-21, ndërsa është aktivizuar edhe te skuadrat Leganes B, Sporting dhe Lacio.