Esat Mala është rikthyer te Partizani ashtu siç pritej dhe është pasqyruar në mediat sportive. Drejtuesit e të kuqëve kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Giresunspor për ta huazuar mesfushorin 22-vjeçar që vazhdon në elitën e futbollit shqiptar.
ESAT MALA RIKTHEHET NË SHTËPI Partizani njofton rikthimin e Esat Malës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin turk të Giresunspor për huazimin e mesfushorit 22 vjeçar, i cili do të jetë pjesë e 16-të Kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ri futbollistik.?