“Kishin cilësi në mesfushë”, Shqipëria i lë mbresa lojtarit polak: Nuk mund të konsiderohen ekip i dobët

Polonia fitoi me shifrat e thella 4-1 kundër Shqipërisë, por rezultati nuk pasqyron aspak atë çfarë prodhoi fusha e lojës. Kuqezinjtë ushtruan presion mbi kundërshtarin dhe arritën t’i vinin në vështirësi. Këtë e pranon edhe vetë 22-vjeçari Moder, i cili pas ndeshjes ka vlerësuar shumë mesfushën e ekipit tonë kombëtar. Lojtari polak mbetet me mbresa për kuqezinjtë, teksa thekson se Shqipëria kurrsesi nuk mund të konsiderohet si një ekip i dobët.

“Mesfushorët e tyre shpesh zbresin në krah, kështu që unë dhe Krishoviak duhej t’i ndiqnim dhe e lamë qendrën bosh. Ishte një problem. Shqipëria kishte cilësi në mes të fushës, në gjendje të ngjiste topa pingul. Ata nuk mund të konsiderohen një ekip i dobët. Kishin cilësinë e tyre dhe ishin të vështirë për të luajtur me ta. Shqiptarët më bënë presion mua dhe Krishoviak dhe kishte pak vend për të luajtur”, është shprehur Jakub Moder./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *