“Shumë vendim i çuditshëm”! Mediat polake kundër Federatës: Finalistja e Europianit po barazohet me Shqipërinë, prandaj nuk ka tifozë

Sikur të mos mjaftojë Leëandoëski, Shqipëria duhet të bëjë edhe kundër 30.000 tifozëve polakë. Ky ishte numri i biletave të shituara në “PGE Narodovy” deri në ditën e djeshme kur kundërshtarët dolën në konferencën e shtypit, rreth orës 17:30. Numri nuk pritet të rritet më tepër gjatë orëve në vijim. Por nëse për Kombëtaren tonë ky do të jetë një hall më vete, për polakët cilësohet si mungesë interesi. Kjo pasi për ndeshjen e tretë të shtatorit ndaj Anglisë që zhvillohet në datën 8, biletat ishin shitur të gjitha me 58.000 njerëz që do të jenë në tribuna.

Media polake, “Sport Interia”, shkruan se Federata Polake e Futbollit e ka ekzagjeruar disi duke vendosur të njëjtat çmime si për ndeshjen me Shqipërinë dhe atë kundër finalistes së Europianit, Anglisë. Për të dy takimet ka të njëjtat çmime që nisin nga 20 euro për të përfunduar me 35 euro në varësi të vendit që do të zihet në tribuna. “Po kthehemi në stadiumin më të madh në vend. Tifozët, megjithatë, ende jo dhe kjo nuk është për shkak të kufizimeve të Covid, por më tepër reputacionit të rivalit dhe çmimeve të biletave.

Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, shiten rreth 30 mijë bileta. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për ndeshjen me Anglinë, stadiumi është shitur, kështu që do të ketë rreth 58,000 tifozë në tribuna. Duhet shtuar se biletat për ndeshjet me Shqipërinë dhe Anglinë janë me të njëjtin çmim. Ky është një vendim i çuditshëm, sepse edhe pse Anglia është një finaliste e Euro 2020, Shqipëria është një rival shumë më i ulët. Nuk është çudi që biletat nuk po shiten me ritëm të mirë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *