Cristiano Ronaldo bëhet përsëri protagonist, tashmë me fanellën e Portugalisë. Lojtari më i ri i Manchester United shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 15-të, ku si rrallë herë nuk arrin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Irlanda përfitoi nga momenti jo i mirë i skuadrës portugezë dhe në minutën e 45-të Egan shënon golin e avantazhit për miqtë.
Në pjesën e dytë, Portugalia u hodh e gjitha në sulm, por pa arritur të gjejë golin e barazimit. Teksa ndeshja po shkonte drejt përfundimit me rezultatin 0-1 në favor të Irlandës, ishte pikërisht Cristiano Ronaldo që shënoi golin e barazimit në minutën e 89-të dhe vendos kështu rekord si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në rang Kombëtaresh. Gjërat shkuan në mënyrë perfekte për Portugalinë, pasi në minutën e 95-të CR7 bën heroin duke shënuar golin e dytë dhe i jep tre pikë skuadrës së tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
THE RECORD-BREAKING GOAL FOR RONALDO ? pic.twitter.com/RXZO2aVQy0
— ESPN FC (@ESPNFC) September 1, 2021