Mbrëmjen e nesërme të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë do të jenë të kthyer nga Varshava, atje ku Shqipëria shkon për t’u ndeshur me Poloninë. Me këta të fundit luhet sfida e së vërtetës, teksa Reja do të ketë mundësinë të kuptojë se ku qendron ekipi ynë kombëtar në këto kualifikuese të Kampionatit Botëror.
Trajneri italian ka menduar gjithçka dhe ka gati formacionin anti-Poloni. Kreu i pankinës së kuqezinjve nuk i pëlqen ndryshimet e shumta dhe këtë do e vëmë re edhe në duelin e nesërm, teksa do të jenë pothuajse të njëtët emra që so të sfidojnë polakët.
Sipas raportimit të bërë nga gazetari Sokol Xhihani nga grumbullimi i Kombëtares për “Supersport”, mes shtyllave pritet të jetë kapiteni Berisha, ndërsa më tej mbrojtja do të jetë “made in Serie A” me Ismajlin, Gjimshitin dhe Kumbullën.
Përpara në mesfushë do të vendoset treshja Gjasula, Bare dhe Abrashi, ndërsa krahët i përkasin Hysajt edhe Trashit. Nëse deri këtu zgjedhjet kanë qenë të qarta, për sulmin është tjetër situatë. Reparti i avancuar ka vënë në dilema Rejën, pasi Broja dhe Uzuni po gëzojnë një formë mjaft të mirë. Megjithatë në fund më të avantazhuar për të qenë titullar është dyshja Manaj-Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/