0 gol i shënuar dhe 9 të pësuar/ Vuajtja e tifozëve të Arsenal nuk mbaron, i jepet besim trajnerit Arteta

Arsenali nuk ka shënuar asnjë gol në Premier Ligë gjatë tre ndeshjeve të para. Topçinjtë kanë regjistruar një golavarazh mjaft negativ, 0-9 dhe ndodhen në vendin e fundit. Të gjithë tifozët londinez janë duke kërkuar largimin e Mikel Arteta, të cilin e quajnë te paaftë për të drejtuar një ekip si Arsenali.

Por megjithatë tifozëve të Arsenalit do të duhet të presin më gjatë pasi drejtuesit e skuadrës kanë vendosur të vazhdojnë me spanjollin në krye të pankinës. Mediat angleze deklarojnë se Arteta do të ketë disa ditë kohë për të punuar me skuadrën dhe do të kthehet në fushë në 11 shtator. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *