Tashmë historia e Rei Manajt mund të quhet një kapitull i mbyllur. “Telenovelës“ verore të sulmuesit shqiptar i ka ardhur fundi. Mes shpresës për një vend në ekipin e parë të Barcelonës dhe ofertave që sa vinin e shtoheshin, futbollisti 24-vjeçar ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare për të ardhmen.
Manaj do të kthehet përsëri në Serie A, por këtë herë as me Sasuolon e as me Kaljarin siç u përfol së fundmi. Firmën e siguron një tjetër ekip, që del në skenë vetëm në momentet finale. Rei Manaj do jetë pjesë e ekipit që këtë fundjavë u turpërua me shifrat 6-1 nga Lacio. Fabricio Romano bën me dije se Specia ka arritur marrëveshjen dhe sulmuesi shqiptar do të pasurojë organikën tyre për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/