Erdhi për të zënë boshllëkun e Kaputskas, trajneri i Legias habit për Çelhakën: Nuk e kam parë

Jurgen Çelhaka është blerja më e re e Legias, që ka zgjedhur pikërisht talentin e Tiranës për të mbyllur boshllëkun e madh e lënë nga Kaputska. Mesfushori 20-vjeçar ka zgjuar interesin e mediave polake, të cilat kanë pyetur për më tepër trajnerin e kampionëve të Polonisë. Por kreu i pankinës duket se nuk ka qenë aspak pjesëmarrës në operacionin e blerjes së Çelhakës. Madje Michniewicz shprehet se nuk e ka parë lojtarin shqiptar në fushën e lojës.

“Është e vështirë për mua të them diçka. Unë nuk e kam parë atë dhe nuk do ta shoh për dy javët e ardhshme. Ai (Çelhaka) iu nënshtrua testeve dhe nënshkroi një kontratë dhe u thirr në ekipin kombëtar të të rinjve të Shqipërisë. Do të vijë në Varshavë të enjten (9 shtator), dhe të premten do të luajmë në Wroc?aw. Duhet patjetër kohë”, është shprehur Czeslaë Michniewicz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *