“Më kanë telefonuar mijëra tifozë kuqezinj”, Nedim Bajrami falënderon FSHF dhe përbetohet: Jap shpirtin dhe zemrën për atë fanellë

Nedim Bajrami i është bashkuar Shqipërisë duke përforcuar më tepër organikën e Rejës. FSHF arriti që të fitonte në CAS çështjen e ndërlikuar ndaj FIFA-s, duke i dhënë mundësinë futbollistit që të vesh fanellën e Kombëtares tonë. Ndërkohë lojtari ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale duke treguar se telefoni i tij nuk po pushon.

“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar! Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falënderim i veçantë shkon për FSHF që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! Shihemi së shpejti!”, shkruan Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *